Elson Reçi është arrestuar në Dubai me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Reçi kërkohej si organizator i atentatit ndaj Preng Gjinit, një krim që është konsideruar si hakmarrje për vrasjen e xhaxhait të tij, Kastriot Reçi.

Kastriot Reçi u ekzekutua paraditen e 7 janarit 2020 në qytetin e Rrëshenit.

Reçi 47 vjeç u qëllua disa herë dhe ndërroi jetë në spital. Dy vite para vrasjes së tij (2018), Kastriot Reçit i vranë vëllanë në Romë, Gasper Reçi.

Ekzekutimi i Gasper Reçit dyshohet të ketë ardhur si hakmarrje për vrasjen e Kreshnik Gjinit në prill 2017 në Belgjikë.

Por vrasja e parë që nisi serialin e ekzekutimeve ishte e vitit 2016 në Rrëshen e ish-zyrtarit të OSHEE për Veriun, Saimir Jaku, i vrarë në një skemë të ngjashme si Kastriot Reçi, teksa pinte kafe në lokal në qendër të qytetit.

Vrasja e 2016-ës është mbyllur pa autor ndërsa në atë kohë u dyshua edhe Kastriot Reçi, por përfshirja e tij nuk u faktua asnjëherë, ndaj dhe u lirua.

Ndërsa në 12 Gusht të 2019, po në Rrëshen u vra Tonin Gjini, i njohur edhe me emrat Armando e Antonio Gjini.

Ngjarjet për të cilat ende nuk kanë asnjë autor të arrestuar apo të identifikuar, së bashku me ekzekutimin e Kastriot Reçit po hetohen në një të vetme.

Vëllai i Tonin Gjinit dyshohet të ketë qenë i përfshirë dhe bashkëpunëtor në aktivitetin e jashtëligjshëm që dyshohet se kryente në Itali, Gasper Reçi, vëllai të Kastriot Reçit. Kastriot Reçi ishte po ashtu në listën e policisë si një nga personat që mund të kishte marrë pjesë në vrasjen e Tonin apo Armando Gjinit, ndërsa ky i fundit njihej si pjesë e grupit të Met Kananit dhe i arrestuar për drogë në 12 Maj të 2018./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version