I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka dëshmuar ditën e sotme në  GJKKO.

Seanca, e cila u shty për në datën 17, u zhvillua me tensione për shkak se të akuzuarit e SPAK iu kundërvunë bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani duke i ndërprerë edhe dëshminë.

Dumani ka dëshmuar për një sërë ngjarjes kriminale.

Nuredin Dumani ka zbardhur para trupit gjykues grabitjet e kambistëve në Elbasan, Kavajë e Durrës me Talo Çelën, Ilirjan Feçin dhe Gentian Sharrën etj.

I penduari i drejtësisë rrëfeu se gjatë grabitjes në Kavajë, ngjarje e ndodhur më 13 shkurt 2012, Talo Çela ka goditur me levë në kokë kambistin dhe këtij të fundit iu thye nofulla.

Dumani: Në kavajë, ka qenë nje rast me një kambist. Atje jemi organizuar unë, Ilirjan Feci, Gentjan Sharra dhe Talo Çela. Grabitja është bërë me nje audi të vjetër. Feçi kishte një hallë të vetën që kishte shtëpinë afër autostradës. Atë shtëpinë e kishim si bazë, kur bënim grabitje linim automjetet aty. Shkuam një ditë përpara aty, si normalisht. Kemi shkuar aty afër me AUDI, unë Talo Çela, Gentjan Sharra dhe kemi shkuar te kjo shtëpia. E pritëm atë viktimën që do grabisnim, ishte diku 60 vjeç. Ai më pa mu, unë isha me kapele dhe maskë. Në atë moment i ra Talo me levë surratit, 2-3 herë dhe ai ra në tokë. Nuk fliste dot, vetëm bërtiste. Kushte një çantë si trajse, unë kisha një thikë në dorë. Une ja mora çantën dhe ika me vrap. Ishin 20 e ca milionë lekë, se mbaj mend mirë ndoshta më shumë. Kaq ishte ngjarja, u larguam.

Ka qenë dhe nje grabitje tjetër ne Vilë Bashtovë. Mora pjesë unë dhe Talo Çela. Hymë të dhoma e dy pleqve. Pamë një kasafortë. E kapëm e ngritëm të dy. Kemi ndaluar te ura e Rrogozhinës, aty te pazari, pasi morën kasafortën.

Nuredin Dumani ka treguar gjithashtu se kush qëndron pas atentatit të dështuar ndaj Filip Gjeloshit, ngjarje e datës 05 shkurt 2011 në qytetin e Tiranës.

Behar Dibra: Për atentatin ndaj Filip Gjeloshaj, je në dijeni te ne ngjarjes?

Nuredin Dumani: Po. Në 2020 jam njohur me Henrik Hoxhën. Atë e kam njohur përmes Festim Qolit. Festim Qoli është një person i njohur për mua dhe familjen time. Une e njoh vetë Ardjan Uzunin. Në vitin 2012 i kam shitur një snajper 12.7. Ardjan Uzuni kishte marrë një porosi për të vrarë Filip Gjeloshin. I kishte dhënë 5 mije euro paradhënie Henriku. Ka qenë me nje Fiat Punto. Personi që e ka qëlluar nuk ka qenë Henrik Hoxhaj por një person tjetër. Atij i ka ngecur arma.

 Behar Dibra: Xhemali Lici?

Dumani: Nuk më kujton gjë emri.

Behar Dibra: Hamit Haxhiu?

Dumani: Vetëm na duhej objektivi ose si person fizik. Me emra nuk më kujtohen.

Behar Dibra: Astrit Ademi?

Dumani: E kemi grabitur këtë personin. Informacionin na e dha Dorjan Shkoza. E kisha parë qe vinte me një C Class gri. Këtë Dorjani e kishte shok. Me tha qe e kam një shok kshu kshu, ta grabisim, t’i marrim 100 mijë euro. Për këtë ngjarje isha unë, Talo Çela, “Qimja”…Ju vumë mbrapa për ta grabitur.

Dumani gjithashtu tregon se kush qëndron pas vrasjes së Ervis Dedjas.

Dumani: Vinte shpesh te “Spiranca”. Mjek i familjes së Festim Qolit. Kishin biznese bashkë.  Ato thuajse takoheshin për ditë. Vetëm kafe pinte aty. Në 2012 u vra ai. Pas vrasjes së tij, mora vesh që e kishte vrarë Festim Qoli. Te lokali i tij nuk vinte më njeri se ai vrau shokun e vet. Festimi ndenji 8 muaj në kërkim, diçka e tillë. Pas ngjarjes, Festimi dogji makinën në Kodër Arapaj. Te djegia e makines, Festim Qoli digjet në fytyrë.

Pas 1 viti Festimi vendosi të vriste dhe nënën e Ervisit. Ajo shkonte në prokurori dhe Gjykata, pasi donte të zbardhte vrasjen e djalit. U tha në sy vëllezërve Qoli “më keni vrarë djalin”.

E vendosëm ta vrasim, un e pranova që do ta ndihmoj. Kam takuar Talo Çelën dhe i kam thënë që duhet bërë kjo ngjarje. Talo thote se kjo nuk është për tu bërë.

I thashë Talos 30 mijë euro. Më kerkoi ta vrasim te varrezat se ajo shkonte aty po nuk më duket e pershtatshme për mua. Morëm vemdimin ta bënim të shtëpia e saj në një pallat në bodrum. Festimi iku jashtë shtetit për disa ditë para se të bënim vrasjen dhe më tha ‘do flasësh me Petrin’.

Na tha dy telefona të thjeshtë. Atë dite kemi marrë një makine “Suzuki”, jemi parkuar afër pallatit ku nk ka kamera. Unë isha shofer. U nisëm në garazh, ajo doli nga makina, kishim me vete një thikë dhe një pistoletë. Ne donin që te mos duket si vrasje po si grabitje. E kemi marrë çanten, e goditi shpejt e shpejt dhe e pashe që e goditi me thikë, me shkelma e grushta. Ishte pak e vështirë dhe dola nga garazhdi dhe ikëm direkt në rrugën e Kavajës dhe në Durrës ka zbritur Talo. Kam marrë taksinë dhe kam ikur në shtëpi./vizionplus.tv 

Share.
Exit mobile version