I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani në kuadër të dosjes ‘Plumbi i Artë’ ka rrëfyer përpara Gjykatës së Posaçme detaje të rënda për vrasjet dhe grabitjet ku vetë Dumani ka qenë i përfshirë me emra të tjerë të botës së krimit.

Dëshmia e tij ka sjellë përplasje dhe debate të ashpra ku të akuzuarit të pranishëm në sallë janë revoltuar ndaj tij.

Madje gjatë debateve Petrit Qoli e ka quajtur Dumanin si një njeri të shpifur.

Për shkak të përplasjeve gjykata është detyruar që të ndërpritet për pak minuta seancën.

Në vijim Dumani ka rrëfyer për grabitjen e një kambisti në Kavajë. Sipas tij në këtë krim ka bashkëpunuar me Talo Çelën, Ilirjan Feçin dhe Gentjan Sharrën.

Nuredin Dumani: Grabitja është bërë me një “Audi” të vjetër. Feçi kishte një hallë që e kishte shtëpinë afër autostradës. Atë shtëpi e kishim si bazë, kur bënim grabitje linim automjetet aty. Shkuam një ditë përpara aty, si normalisht. E pritëm viktimën që do grabisnim, ishte diku 60 vjeç. Në atë moment Talo i ra me levë surratit dy-tre herë dhe ai ta në tokë. Nuk fliste dot, vetëm bërtiste. Kishte një çantë si trastë. Unë kisha një thikë në dorë. Unë i mora çantën dhe ika me vrap. Ishin mbi 20 milionë lekë, se mbaj mend mirë ndoshta më shumë. Kaq ishte ngjarja, u larguam.

Ndër të tjera Dumani ka rrëfyer se me Talo Çelën kanë grabitur edhe një banesë në Vilë Bashtovë, ku kanë marrë një kasafortë në banesën e dy të moshuarve. I pyetur nga prokurori në lidhje me atentatin ndaj Filip Gjeloshit, Nuredin Dumani tha se porosia për këtë atentat ishte marrë nga Ardjan Uzuni.

Nuredin Dumani: Në 2020 jam njohur me Henrik Hoxhën. Atë e kam njohur përmes Festim Qolit. Festim Qoli është një person i njohur për mua dhe familjen time. Unë e njoh vetë Ardjan Uzunin. Në vitin 2012 i kam shitur një snajper 12.7. Ardjan Uzuni kishte marrë një porosi për të vrarë Filip Gjeloshin. I kishte dhënë 5 mije euro paradhënie Henrikut. Ka qenë me një “Fiat Punto”. Personi që e ka qëlluar nuk ka qenë Henrik Hoxhaj, por një person tjetër. Atij i ka ngecur arma.

Dumani ka zbuluar edhe emrat që sipas tij janë autorët e vrasjes së Ervis Dedjas.

Nuredin Dumani: Ervis Dedja ishte mik i familjes së Festim Qolit. Kishin biznese bashkë. Jemi takuar në një kafe rastësisht. Ne 2012 Dedja u vra. Pas vrasjes mora vesh qe e kishte vrarë Festim Qoli dhe Henrik Hoxha.

Pas krimit Dumani tha se Festim Qoli kërkoi vrasjen e nënës së Ervis Dedjas, pasi kjo e fundit po kërkonte në Prokurori zbardhjen e vrasjes së të birit. Sipas tij kjo vrasje është kryer nga vetë ai në bashkëpunim me Talo Çelën.

Nuredin Dumani: Pas 1 viti, Festimi vendosi të vriste dhe nënën e Elvisit. Ajo shkonte në Prokurori dhe Gjykatë pasi donte të zbardhte ngjarjen e djalit të saj. E vendosem ta vrasim, unë e pranova qe do ta ndihmoj. Kam takuar Talo Çelën dhe i kam thënë që duhet të bëjmë këtë ngjarje. Talo tha se kjo nuk është për tu bërë po nejse. Më kërkoi ta vrasnim te varrezat se ajo shkonte aty, po nuk me dukej e pershtatshmë për mua. Morën vemdimin ta bënin te shtëpia e saj në një pallat në bodrum. Festimi iku jashtë shtetit disa ditë më përpara. Na tha dy telefona të thjeshtë. Atë ditë kemi marrë një makinë Suzuki. Parkuam afër pallatit ku nuk kishte kamera. Unë isha shofer dhe pashë një Citroen C4 dhe na erdhi masazhi në telefon. U nisen në garazh. Ajo doli nga makina dhe ne kishim me vete një thike dhe një pistoletë. Donin që të mos duket si vrasje, por si grabitje. E kemi marr çanten. Talon e pashë që e goditi me thikë, shkelma dhe grushte.

Pas debateve në seancë, trupi gjykues vendosi për shtyerjen e saj për në datën 17 dhjetor./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version