Një 42-vjeçar teksa drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur, është ndaluar nga policia.
Sipas njoftimit zyrtar, 42-vjeçari për të shmangur përgjegjësinë ligjore, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë. Ai iu ka ofruar atyre shuma parash.
Uniformat blu bëjnë me dije se ka shkuar në 70 numri i shtetasve të arrestuar të cilët kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë.
“Gjatë kontrolleve parandaluese për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore kanë konstatuar shtetasin M. G., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Ky shtetas me qëllim shmangien e përgjegjësisë ligjore, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke i ofruar atyre shuma parash.
Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të Policisë”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv