Me pankarta nëpër duar, me thirrjen “Mjaft, jep dorëheqjen”, qytetarë të mbështetur nga anëtarët e këshillit bashkiak dhe deputetë të opozitës kanë dalë në protestë para Bashkisë së Tiranës.
Protesta e sotme është thirrur pas hetimeve që SPAK ka nisur për dosjen “5D”, për të cilën janë arrestuar edhe disa drejtorë të bashkisë.
Në shenjë revolte, qytetarët kanë hedhur mollë dhe tymuese në drejtim të godinës, ndërsa pjesë e protestës janë bërë edhe vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi dhe Belind Këlliçi.
Kjo është protesta e dytë që po mbahet për të njëjtën çështje.
Ndërkohë që policia ka marrë masa për mbarëvajtjen e tubimit, me masa të shtuara duke pasur parasysh që po vijon seanca në Kuvend dhe afërsinë që dy godinat kanë me njëra-tjetrën./vizionplus.tv