Policia e Korçës ka vënë në pranga dy persona, pasi akuzohet se i ka vënë flakën një automjeti.
Dy të arrestuarit, 43 dhe 38 vjeç, dyshohet se kanë vepruar në gjendje të dehur, pasi fillimisht kanë hedhur pije alkoolike mbi automjet, e më pas i kanë vënë flakën.
“Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasit S. Ll., 43 vjeç dhe J. K., 38 vjeç, të dy banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 8, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, kanë hedhur pije alkoolike mbi automjetin e një 56-vjeçari dhe më pas i kanë vënë flakën. Si pasojë automjeti është djegur pjesërisht”, njofton policia./vizionplus.tv