Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 40-vjeçarin që dhunoi rojen e shkollës në Elbasan, disa orë pas lëshimit të urdhër-arrestit nga Prokuroria. Fillimisht, 40-vjeçari u procedua në gjendje të lirë, pas denoncimit nga roja i shkollës.

Video virale e publikuar gjerësisht në media, ku i arrestuari dhunon 70-vjeçarin solli një reagim të dytë të institucioneve, duke çuar në prangosjen e tij.

Ai akuzohet për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version