Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë për Mariela Berishën, e cila dhunoi blogeren Klea Prenga, duke i shkaktuar plagë të shumta në fytyrë.

Gjykata vendosi masën e sigurisë ‘Arrest shtëpie’ për Marielën dhe ‘Detyrim paraqitje’ për Antonelën.

Motrat Antonela dhe Mariela Berisha u vetëdorëzuan në Policinë e Tiranës, dy muaj pas shpalljes në kërkim.

Motrat Berisha akuzohen se kanë dhunuar barbarisht blogeren Klea Prenga në një restorant në kryeqytet, ku shkak dyshohet të jetë bërë lidhja e kësaj të fundit me partnerin e Mariela Berishës.

Shkak i dhunës barbare që motrat Antonela dhe Mariela Berisha ushtruan mbi blogeren Klea Prenga mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje me bashkëshortin e saj prej të paktën një viti.

Prenga ka qenë duke darkuar në një restorant në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë kur dy motrat janë afruar dhe kanë nisur ta godasin me sende të forta në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime të shumta.

Para hetuesve, Klea Prenga nuk ka treguar asgjë mbi arsyet e dhunës, duke pretenduar se nuk ka dijeni pse motrat e kanë dhunuar. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version