Policia e Tiranës ka ndaluar një person pas akteve të dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, 21 maj, para bashkisë.
Protesta ishte thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Vizion Plus mëson se Elton Vokrri është autor i hedhjes së molotovit te bashkia e Tiranës.
Edhe në protestën e kaluar ky shtetas ka hedhur molotov. Është faktuar nga pamjet filmike, ndërkohë dhe gjatë intervistimit nga hetuesit ai e ka pranuar vetë faktin që ka hedhur molotov.
Lidhur me protesën u proceduan në gjendje të lirë shtetasit K. B., 21 vjeç, S. J., 41 vjeçe, të dy banues në Tiranë, dhe S. B., 49 vjeç, banues në Krujë.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv