Vizion Plus mëson detaje të reja nga ngjarja e ndodhur pasditen e sotme në “Astir”, ku një 34-vjeçar mbeti i plagosur me thikë.

Autor i dyshuar i ngjarjes është 25-vjeçari D.K, i cili është arrestuar.

Gazetari Esido Barkaj mëson se i plagosuri dyshohet se i ka ngacmuar të dashurën autorit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale shtetasi D. K., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi D. K., për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin A. H., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi më herët policia.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version