Vizion Plus mëson detaje të reja nga zjarri në biznesin e dhënies së automjeteve me qira.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Donald Trump” u përfshi nga flakët biznesi në pronësi të Edjon Hoxhës dhe si pasojë u dogjën disa automjete.

Edjon Hoxha kishte vetëm 5 ditë që e kishte hapur biznesin.

Mjetet dyshohet se janë djegur qëllimisht me benzinë.

Pista e parë e hetimeve mbetet ajo e konkurrencës. Hoxha është marrë në pyetje nga Komisariati nr 5 ku ka deklaruar se nuk ka patur probleme me persona të tjerë gjatë kohëve të fundit.

Edjon Hoxha është me precedent penal në fushën e narkotikëve. Por kjo nuk po hetohet nga efektivët, pasi pista kryesore ajo e konkurrencës.

Share.
Exit mobile version