Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso ishte i ftuar në studion e “Qu Vadis” në Vizion Plus, nën moderimin e Pranvera Borakajt. Biseda u përqendrua në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Pranvera Borakaj: E konsideroni dështim faktin që nuk kenui arritur t’i bëni bashkë të gjitha forcat opozitare dhe të garoni si një bllok kundër Ramës?

Ivi Kaso: PD ia ka dalë të rimarrë simbolet e veta të cilat u mbajtën peng dhe që i shërbeu interesit të mazhorancës për ta shfokusuar interesin nga llogaridhënia që duhet të ishte kryefjala e mandatit të tretë. Pasi arriti të marrë simbolet e saj, ka arritur qëllimin e saj që të ngërthejë reth vetes çdo lloj energjie opozitare. Besoj kushdo forcë politike që jo vetë identfikohet si opozitë, por që ka treguar me veprimet e veta në këto tre mandate aspak të lehta për Shqipërinë, të jetë në trenin e madh të koalicionit opozitar. Disa të tjerë, pa ndalur në emra, kanë treguar që katër vjeçarin e fundit kanë bërë atë që i ka ardhur për shtat interesave politike të mazhorancës dhe jo aksionit opozitar./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version