Vizion Plus ka siguruar momentin kur kreut të PL-së, Ilir Meta i vihen prangat. Ai është arrestuar ditën e sotme me urdhër të SPAK nga agjentët e BKH-së pranë mbikalimit të Kamzës, teksa ka asistuar edhe policia.

Siç shihet në video, fillimisht shoferi i Metës nxirret nga makina, ndërsa kreu i PL-së vijon të qëndrojë në automjet.

Lidhur me arrestimin e tij ka reaguar edhe Partia e Lirisë.

Tedi Blushi në një prononcim për mediat e u shpreh se Meta u rrëmbye në mes të ditës, ndërsa shton se do të jepet përgjigje shembullore për këtë rast.

“Kjo strukturë kriminale terroriste që guxoi të rrëmbente në mes të ditës ish-presidentin, ish-kryeministrin. Nuk e di ku ndodhet Meta tani dhe kjo tregon gjendje skandaloze. Për aktin e rëndë kriminal de të marrin përgjigjen shembullore”, tha ai.

 

Share.
Exit mobile version