Komisioni Hetimor për Trajtimin e të dhënave TIMS nisi me debate këtë të mërkurë.

Ministri i brendshëm Taulant Balla kërkoi që mbledhja gjatë dëshmisë së tij të zhvillohet me dyer të mbyllura, kërkesë që që nuk u pranua nga kryetari i Komisionit Ervin Salianji.

“Nuk jemi në kushtet kur komisioni do shqyrtojë ndonjë dokument shtetëror. Dokumentat jane administruar dhe nuk ka sekret”, tha Salianji.

Ndërkohë në  debat e sipër socialistët dolën nga salla dhe braktisën komisionin, pasi ata më herët kërkuan pushim nga Salianji.

Sipas axhendës në seancën e sotme të Komisionit Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit “TIMS”, ku është dakordësuar që të dëshmojnë ministri i Brendshëm, Taulant Balla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe ish-drejtori i Departamentit të IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muça. Por me zhvillimet e fundit kjo seancë rrezikon të mos mbahet sot./vizionplus.tv/ 

Share.
Exit mobile version