Reshje të dendura shiu kanë përfshirë pasditen e sotme qarkun Dibër.
Për shkak të intensitetit të lartë janë krijuar probleme në rrugët nacionale. Ura 158 metra e lartë në fshatin Fshat të Klosit pjesë e rrugës së Arbrit që ndodhet mes tuneleve 3 dhe 4 u përmbyt nga uji i cili vinte nga tunelet 2 dhe 3 të fshatit Shkallë të Xibrit.
Për shkak të sasisë së madhe të ujit dhe bllokimit të shkarkuesve mbi urë u krijua pellg i madh duke vënë në rrezik drejtuesit e mjeteve që vinin nga Tirana në drejtim të Qarkut Dibër.
Probleme në këtë aks rrugor pati edhe më rënien e gurëve kryesisht në bajpasin e Murrizit por edhe në zonën e Xibrit. /vizionplus.tv