Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në një deklaratë për mediet ka folur për ngjarjen e rëndë të ndodhur 3 ditë më parë në Pogradec, ku 42-vjeçari Egli Proga u dhunua për vdekje nga Denis Meçe.

Para gazetarëve, Rrumbullaku tha se policia e Pogradecit nuk ka fshehur ngjarjen dhe është referuar në Prokurori si “vrajse me dashje”. Ai i bëri thirrje qytetarëve që të kenë besim te Policia e Shtetit.

Rrumbullaku: Ndjehem i detyruar të informoj opinionin publik. Aludimi se është tentuar të fshihet ngjarja nga shefi i policisë së Pogradecit është i pabazë. Nga asnjë punonjës policie nuk është tentuar të fshihet ngjarja. Është shkuar menjëherë në vendngjarje, janë sekuestruar kamerat perreth, janë shoqëruar personat dhe janë kryer të gjitha hetimet për gjetjen e provave. U bë e mundur zbardhja e ngjarjes në kohë rekord. Në përfundim, drejtoria e policisë Korçë dhe njoftimin, i cili u deformua. Nuk u paraqit askush por u ngrit një tymnajë akuzash ndaj policisë. Baltosja e saj është e cënueshme në këtë rast moralisht. Policia do të ndërrmarrë hapa ligjore lidhur me këtë disinformim.

Në lagjen nr.1 Pogradec për konfliktin për motive të dobëta janë konfliktuar Denis Meçe dhe Egli Proga, i cili gjatë konfliktit fizik është rrëzuar në tokë pa ndjenja dhe ka ndërruar jetë. 19:09 minuta policia kur ka marrë njoftimin, ku është kërkuar ndihmë mjekësore, Shërbimet policore kanë mbërritur për tre minuta, ku kanë rrethuar vendin e ngjarjes. Janë sekuestruar pamjet e sigurisë. Pajisje që administrohen nga prokuroria për ekzaminimin. Shtetasi Denis Meçe pas konfliktit është larguar nga vendi i ngjarjes e më pas është arrestuar. E ritheksoj se ngjarja është dërguar në prokurori për vrasje me dashje. Ndërsa, disa të shtetas nuk kanë kallëzuar krimin, duke mbuluar të vërtetën. Sesi e kanë ndryshuar nuk është çështje e policisë. Ne kemi dorëzuar të gjitha provat në Prokurori për akuzën e vrasjes me dashje. Ftoj publikun që të ketë besim tek Policia e Shtetit.

Egli Proga 42 vjeç u dhunua për vdekje nga Denis Meçe, 29 vjeç, pasditen e 11 gushtit në Pogradec. Meçe, së bashku me tre persona të tjerë u vunë në pranga. Ditën e djeshme, 13 gusht, Meçe doli para Gjykatës së Korçës dhe ndaj tij rëndon akuza “vrajse nga pakujdesia”. Ndërsa tre personat e tjerë të arrestuar u lanë të lirë dhe ndaj tyre rëndon akuza “detyrim paraqitje”./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version