Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në ceremoninë e Mirënjohjes për medalistët e Lojrave Olimpike, ku ka vlerësuar talentet shqiptarë.

Në fjalën e tij, Rama tha se medaljet e marra nga sportistët shqiptarë nuk kanë rënë nga qielli por kanë ardhur si rezultat i një rruge të re transformimesh që kanë nisur në mbështetje të sportit.

“Unë dua të përfitoj nga rasti që të them disa fjalë lidhur me rrugëtimin e bërë deri këtu, sepse këto medalje nuk janë të rëna nga qielli, por janë rezultat i një rruge të re transformimesh që kanë nisur në mbështetje të sportit dhe falë mundësisë është krijuar për qeverinë me zgjedhjen e Fidel Yllit në krye të KOKSH, që na ka dhënë një partner jashtëzakonisht pasionant, këmbëngulës dhe që e ka kthyer marrëdhënien mes qeverisë dhe KOKSH në një marrëdhënie strategjike për një qëllim të përbashkët”, tha ai.

Më tej Rama shtoi se Shqipëria nga një vend që dikur i largoheshin sportistët, sot është kthyer në një vend, që sportistë të tjerë zgjedhin të ushtrojnë pasionet e tyre për të synuar majat në disiplinat e tyre.

Sot ne nderojmë dy sportistë të jashtëzakonshëm, të cilët nuk kanë lindur në Shqipëri, nuk e kanë filluar karrierën e tyre ne Shqipëri, por që kanë zgjedhur Shqipërinë për të vazhduar që të ushtrojnë pasionet e tyre dhe për të synuar majat më të larta të botës në disiplinën e tyre. Kjo është e rëndësishme, sepse nga një vend që braktisej nga bijtë e vet, sepse nuk i garantonte as ushqimin dhe humbiste potencialet që ktheheshin ën medalje për vendet fqinje, është kthyer në një vend që të adaptojë edhe sportistët që vijnë nga vende të tjera”, shtoi Rama.

Rama u ndal edhe tek Federata e Peshëngritjes, ku tha se i ka dhënë vendin tonë 5 medalje ari gjatë këtij viti.

Ka ardhur koha tu japim atyre që djersinin më shumë se të tjetër… jo vetëm mundësi për tu stërvitur në kushte optimale, por edhe një qëndrueshmëri të jetës së tyre edhe pas aktiviteteve sportive. Shqipëria u ofron sportistëve kushte që kurrë me parë nuk i kanë pasur. Në një kuptim ky është fat, por në një kuptim tjetër duhet adresuar çështja e hudhrave pasi ka të bëjë me informacionin. Ne nuk kishim pse të gëzoheshim për këto medalje se nuk ishin të tonat, të Shqipërisë. Këto ishin medalje që na erdhën si rezultate i dy djemve që erdhën nga larg, u gjetën rastësisht në Shqipëri dhe në rrugë kapën autobusin e skuadrës olimpike dhe shkuan në Francë, dolën atje, 8iu rrahën me ca dhe morën medaljen. Këtu janë medaljet e Shqipërisë në kampionate të ndryshme.

Në tre vite Shqipëria ka marrë 538 medalje. Janë medalje të niveleve të ndryshme. Shqiptarët e të gjitha moshave kanë garuar me të tjerë, këtu në Ballkan dhe më gjerë.

Mua më vjen jashtëzakonisht mirë që të them që po të shohësh medaljet e peshëngritjes, federata që punon shumë, dëgjohet pak dhe më pas harrohet nga injoranca dhe qëllimisht deri diku. I ka sjellë Shqipërisë një numër të konsiderueshme medaljesh. Në medsaljet e vitit 2024 Federata e Peshëngritjes i ka sjellë Shqipërisë 5 medalje ari. Në total janë 12 medalje brenda këtij viti. Duhet thënë që këto medalje janë dallëndyshet e para të një historie që do sjellë medalje të reja.

Ne jemi një vend që për 23 vite deri kur ne kemi ardhur në qeveri kishin ndërprerë fizkulturën. Mësuesit e fizkulturës ishin lënë rrugëve, të gjitha disiplinat sportive ushtroheshin nga pasioni i njerëzve që donin të mbanin gjallë sportin.“, u shpreh Rama./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version