Policia Rrugore ka bërë me dije se janë vendosur radarë të shpejtësisë në aksin e ri rrugor, autostrada Thumanë-Kashar, për të përmirësuar sigurinë dhe për të reduktuar shpejtësinë e lartë.

“Këto radarë janë vendosur për të mbrojtur jetët e qytetarëve dhe për të siguruar një lëvizje më të sigurtë për të gjithë.

 Mesazhi ynë për ju:

Respektoni kufijtë e shpejtësisë dhe kontribuoni në sigurinë e rrugëve tona. Çdo shkelje e shpejtësisë mund të ketë pasoja të rënda për ju dhe për të tjerët.

Bashkëpunimi juaj është thelbësor për një mjedis më të sigurtë rrugor. Faleminderit për mirëkuptimin”, thuhet në njoftimin e policisë. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version