Krimet që vijnë nga rrjetet sociale në Shqipëri, ishte një tjetër temë që u diskutua nga të ftuarit në “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
Për gazetarin investigativ, Sokol Brtegu, Tik Tok është një rrjet social mjaft i rrezikshëm dhe duhet mbyllur deri në momentin që të gjendet një zgjidhje për tu mbajtur nën kontroll.
Sipas tij ky rrjet social nuk përgjigjet dhe promovon vetëm dhunë.
Ai solli në kujtesë ngjarjen e rëndë që ndodhi pak muaj më parë në Gramsh ku katër adoleshentë vranë bashkëmoshatarin e tyre vetëm për një sharje në Tik Tok.
Pjesë nga biseda:
Bregu: Ka një problem me tik-tokun, nuk të kthen përgjigje. Në një moment mund të ketë një diskutim me kompaninë. Në Facebook për një foto që i përket dikujt të bllokohet, për një fyerje Facebook gjithmonë përgjigjet, tik-tok është jashtë funksioni. Edhe vendet e mëdhaja me zor e kanë zgjidhur. Unë them ta zgjidhim me bllokim. Nuk duhet të ankohemi për çfarë? Tik-Tok ka një alegoritëm që nuk nxjerrë asgjë për edukatën për Shqipërinë. Tik-Tok të nxjerr vetëm pjesën kryesore. Siç thonë analizat në Kinë nxjerr vetëm promovime. Është një problem i madh që duhet zgjidhur. TikTok është e vetmja nga këto kompanitë që operojnë në Shqipëri nuk i përgjigjet asnjë institucioni, që është bllokimi deri në verifikim.
Pranvera Borakaj: Mund të bëhet me iniciativë ligjore, kërkesë në parlament?
Bregu: Pse në parlament, komisionerëve. Umbyllën bastet në Shqipëri, të gjitha sajtet e huaja u bllokuan për një vit. Edhe Tik-Tok e bllokojnë po të duan. Problemi është se në këtë vend ka shumë fjalë por askush nuk e adreson problemin. Në një debat publik duhet të ketë mekanizëm. Tik-Tok në Shqipëri nuk sjell vetëm ratin e Durrësit, por edhe atë të gramshit, ku u vra një djalë i ri, dhe u mbyll cikli për katër të tjerë. Cili ishte konflikti? Një sharje nga nëna në Tik-Tok.
/Vizionplus.tv/