Në aksin rrugor Bogë–Theth ka rënë bora e parë për 2024-ën. Zonat malore të Bashkisë Shkodër janë tepër të frekuentuara në këtë periudhë të vitit ndërsa rrugët po mbahen të hapura. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar mjetet borëpastruese janë në terren duke bërë pastrimin e trupit të rrugës nga dëbora. Ndërsa në këtë zonë temperaturat janë 3 gradë celcius.

ARRSH apelon drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë drejt këtij segmenti me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Ndërkohë që në akset Hani i Hotit – Tamarë dhe Tamarë – Vermosh vijojnë reshjet e shiut ku po punohet për lirimin e rrugëve nga gurët e rënë dhe inertet për të garantuar qarkullimin e të gjithë përdoruesve të rrugës. N

ë këto akse rrugore prej fillimit të dimrit është punuar për t’i mbajtur të hapura duke marrë parasysh numrin e banorëve që jetojnë atje, por edhe zhvillimin e turizmit malor./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version