Në prag të vizitës historike të sekretarit të Shteteve të Bashkuara, Anthony Blinken, policia e Tiranës është angazhuar dhe ka hartuar një plan të detajuar masash për të garantuar sigurine.

Sipas policisë së shtetit pritet mobilizimi i 1500 forcave përfshirë edhe specialet e RENEAS.

Plani ka hyrë në fuqi që mbrëmjen e djeshme në orën 19:30 me ndalimin e parkimit në disa nga akset kryesore dhe do të zgjasë deri në orën 20:00 të kësaj të enjte.

Policia thotë se ndalohet parkimi në 10 rrugët dhe bulevardet kryesore që të çojnë drejt qendrës.

Të bllokuara pritet të jenë edhe disa rrugë interurbane, ajo nga aeroporti, Kashari dhe ish-sheshi Shqiponja.

Të gjithë qytetarët që duan të shkojnë në aeroportin “Nënë Tereza”, do të ndjekin drejtimin Vorë-Fushë Prezë-Rinas, ndërsa nga juglindja dhe Tirana, do të ndjekin unazën lindore nga ish-Stacioni i trenit./vizionplus.tv

Rrugët interurbane dytësore:

1. Fushë Prezë-Rinas;
2. Rinas-Qafë Kashar
3. Qafë Kashar – ish-sheshi Shqiponja

Rrugët brenda qytetit:

  1. Rruga e Elbasanit,
  2. Rruga “Dervish Hima”,
  3. Rruga “Faik Konica”,
  4. Rruga “Papa Gjon Pali ii”,
  5. rruga “Ismail Qemali”,
  6. Rruga “Themistokli Germenji”,
  7. Rruga “Abdyl Frashëri”,
  8. Rruga “Ukraina e Lirë”,
  9. Rruga “Gjergj Filipi”,
  10. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
  11. Bulevardi “Bajram Curri”.
Share.
Exit mobile version