Vula e PD vijon të jetë ende në duart e gjykatës.

Pasi Gjykata e Shkallës së Parë vendosi që vulën t’ia japë PD-së së drejtuar nga Lulzim Basha, përfaqësuesit ligjor i Sali Berishës e apeloi vendimin në Apel.

Sot Gjykata e Apelit ka caktuar edhe datën se kur do të vendoset për fatin e vulës së demokratëve.

Në datën 11 qershor ora 10:00 është vendosur data se kur do shqyrtohet kjo çështje.

Relatore është caktuar Alma Ahmeti dhe pjesë e trupës do të jetë Iliba Bezati dhe Elona Toro./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version