Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka zhvulliar këtë të mërkurë një takim me studentët e mjekësisë.

Në fjalën e tij, Begaj i inkurajoi të rinjtë që të jenë të përkushtuar në profesionin e tyre si një kontribut për shoqërinë, familjen dhe vendin e tyre.

Profesioni i mjekut shtoi Begaj nuk është i zakonshëm, por një mision për tu shërbyer sa më mirë njerëzve.

Në një takim me studentët i inkurajova ata si profesionistë të mjekësisë t’i shërbejnë shoqërisë.

Profesioni i mjekut nuk është një profesion i zakonshëm si gjithë të tjerët, por është një mision për t’u shërbyer njerëzve që kanë nevojë kurdo dhe kudo.

Sigurisht secili nga ne ka një mënyrë të zgjedhë të punojë ku të dëshirojë. Por, do doja shumë që ta shikonit këtë profesion si një kontribut për shoqërinë, të shërbeni për familjen tuaj, për vendin tuaj!”, shprehet Begaj./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version