“Nderi i Kombit”, Bashkim Alibali ishte i ftuar në “Quo Vadis” me moderatoren Pranvera Borakaj. Në studion e Vizion Plus, artisti ka treguar se pikërisht në momentin që ka marrë këtë titull janë fikur dritat në Shkodër. Ai gjithashtu shprehu vlerësimin edhe për artistët e tjerë, mes tyre sopranon Ermonela Jaho dhe atleten Luiza Gega.
Bashkim Alibali: “Nderi i Kombit” për mua është Ermonela Jaho, që ka shkëlqyer në të gjithë Evropën, është Luiza Gega. Ajo na ka nderuar në Evropë dhe botë. Këta e meritojnë titullin “Nder i Kombit” në radhë të parë. Unë e kam marrë titullin si vlerësim dhe më ka dhënë shtytje që të ec më tëpër dhe për ta mbrojtur këtë titull.
Pranvera Borakaj: Ishte emocion i veçantë?
Bashkim Alibali: Unë e kam marrë në Shkodër, në skenën e teatrit ku unë kam dhënë gjithë jetën. Kur po merrja titullin u fikën dritat. Thashë ishalla për së mbari kjo punë./vizionplus.tv