Balerina e njohur, Isida Mollaymeri rrëfeu në emisionin “Vizioni i Pasdites” eksperiencën e saj në fshat. Ajo tregoi se për shkak të një problemi në të folur, mamasë së saj i sugjeruan që balerina të kalonte kohë në ajër të pastër. Kështu, në moshën 4-vjeçare ajo jetoi për më shumë se një vit në fshat.

“Kam jetuar një vit, një vit e gjysmë gati në fshat edhe jam shumë e lidhur me fshatin. Di të korr, di të mbjellë, di të mjelë, i kam mësuar të gjitha. Jam shumë e lidhur me kafshët, unë jam e lidhur me të gjitha kafshët në fakt, unë edhe gomarin kur e shoh i ngjitem nga mbrapa, më japin një dashuri që nuk ma japin njerëzit. Kam pasur gjithmonë kafshë në shtëpi edhe kam kafshë në shtëpi. Fshati ka atë pjesën e bukur që qyteti nuk e ka dhe sa herë që kam mundësi që të shkëputem nga lodhja, nga stresi, nga punët e përditshme që bëj, mendoj se fshati, sado që unë e dua shumë detin, prapë qetësine që ta jep fshati e mali nuk ta jep”, tha ajo.

Po ashtu ajo tregoi se vajzave që janë rritur në qytet shpesh herë kur ikin në fshat iu thuhet se nuk dijnë të bëjnë të tilla puna./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version