Atmosfera festive në Tiranë ka kohë që ka nisur me aktivitete të shumta dhe koncertet çdo mbrëmje në sheshin “Skënderbej”. Por si do të kulmojnë festimet në natën e ndërrimit të viteve?
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Andi Seferi në një lidhje live me edicionin e lajmeve në Vizion Plus me Pranvera Borakajn u shpreh se aktivitetet që do mbahen nesër do të nisin që në mëngjes me Cirkun e Tiranës, për të vijuar më pas me koncerte.
Edhe data 31 dhjetor, do të niset me të njëjtin aktivitet, duke pasuar mbrëmjen me këngëtarët që do të performojnë në shesh, e më pas në mesnatë, kur do të jetë edhe ndërrimi i viteve do të ketë një spektakël fishekzjarrësh.
Intervista e plotë:
Pranvera Borakaj-Çfarë aktivitetesh ka parashikuar bashkia për natën e ndërrimit të viteve?
Andi Seferi-Kjo atmosferë festive ka kohë që ka filluar. Ka që në fund të nëntorit, me festimet e nëntorit dhe Paradën e Shqiptarëve, por në dhjetor atmosfera e festave ka shkuar deri në zonat rurale. Në çdo qoshe të tiranës festohet. Gjëja shumë e bukur është solidariteti ku në të gjitha qendrat sociale bëjnë që kjo festë të mos gëzohet vetëm nga disa persona por nga të gjithë qytetarët e Tiranës. Përgjatë këtyre dy netëve, është menduar që programi të jetë surprizë dhe i ngjeshur për të gjitha moshat.
Pranvera Borakaj-Disa elementë të surprizës do i zbulojmë …
Andi Seferi-Patjetër. Në qendër do organizohen koncerte dhe aktivitete të ndryshme. Sotr që në orën 5 kanë nisur koncertet me ansamblin e valleve. Nesër paradite kemi Cirkun e Tiranës, për të vazhduar me një bandë italiane.
Data 31 do fillojë përsëri me Cirkun e Tiranës, do vazhdojë me këngëtarët, për të mbërritur në mesnatë me spektaklin e fishekëzjarreve e për të kaluar përsëri me këngëtarë e DJ. Tirana nuk do fikiet, vetëm do festohet./vizionplus.tv