Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur te Fakulteti Ekonomik i Tiranës.

Shtetasi M.A, 43 vjeç, përgjegjës i departamentit marketing-turizmit në Fakultetin Ekonomik, është arrestuar nga policia pasi ka goditur me grusht vartësen e tij.

Prej kohësh ka pasur debate dhe konflikte me shtetasen L.B, e cila është pedagoge në departamentin e 43-vjeçarit.

Konflitet mes tyre mësohet se kanë nisur për çështje inatesh dhe egosh profesionale, por që janë intensifikuar shumë në javët e fundit.

Për të njëjtat arsye, rreth një javë më parë, të dy janë shoqëruar në Komisariatin nr. 1, por mesa duket konflikti nuk është shuar, madje ditën e djeshme ka degraduar deri në dhunë fizike./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version