Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, është arrestuar nga policia. Ai është arrestuar me urdhër të SPAK dhe akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.
Berberi a dhënë dorëheqjen para pak ditësh, pasi SPAK ka nisur rreth dy javë më parë hetim ndaj tij, për çështjen e shitjes së një kompanie në vitin 2018.
Dyshohet se bëhet fjalë për një transferim fiktiv të kompanisë me qëllim që Evis Berberi të shmangte konfliktin e interesit, pak para se të emërohej si këshilltar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Berberi u emërua në krye të ARRSH në qershor të vitit 2021, ndërsa ende nuk ka një vendim për drejtorin e ri. /vizionplus.tv