Policia e Shkodrës ka arrestuar një 39-vjeçar nga Ekuadori, por rezident në Itali, pasi u kap në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit duke tentuar të kalojë në mënyrë të paligjshme dy bashkëkombasit e tij nga Ekuadori.

Ai akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Specialistët e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin J. B., 39 vjeç, nga Ekuadori, rezident në Itali, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi është kapur në PKK Hanit i Hotit, duke tentuar të kalonte në mënyrë të paligjshme, me automjet, në Malin e Zi, 2 shtetase nga Ekuadori.  

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme“, njoftoi policia.

Share.
Exit mobile version