Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, ka zhvilluar konferencën e përvitshme në ambientet e kryeministirë ku ka bërë një pasqyrë të punës përgjatë vitit 2023.

Ai i është përgjigjur gjithashtu pyetjeve të gazetarëve. I pyetur nëse “PS ka vënë mend në përzgjedhjen e bashkëpunëtorëve” duke iu referuar faktit se disa figura të larta të PS-së janë arrestuar, Rama tha se nuk ndodh në asnjë vend që mos ketë persona që devijojnë nga rruga e duhur.

Rama: Nëse prisni të shikoni një forcë qeverisëse ku nuk do ketë kurrë asnjë person që mos përfshihet në gjëra ku nuk duhet të përfshihet keni një problem me njohejn e natyrës njerëzore. Nuk ka ndodhur askund që të ndodhë këtu. Kijeni parasysh, njeriu kur ulet në një karrige vihet në një sprovë dhe është sprovë e madhe karrigia.

Këto nuk janë gjëra që mund t’i parashikosh. Njerëzit zgjidhen për të bërë disa detyra, dhe kur dikush kërkon të përfitojë pas shpinës, kjo ndodh dhe për këtë ka organe të tjera. Shteti ka të gjitha instrumentet për të gjithë ata që shkelin ligjet. Çfarë mësime të nxjerrim? Të bëjëm një sallë ku të hyjnë njerëzit dhe të vendosim një skaner ku të shikojmë çfarë kanë në mendje? Nuk i kuptoj këto pyetje./vizionplus.tv 

Share.
Exit mobile version