Ditën e djeshme, 9 dhjetor, Antidroga e Tiranës vuri në pranga dy të rinj, të cilët po transportonin në makinën e tyre luksoze mbi 1 kg kokainë.
Në pranga ranë 24-vjeçari Klajdi Serjani dhe Euxhenjo Manushi 20-vjeç. Gjatë arrestimit në afërsi të kthesës së Kamzës, blutë sekuestruan dhe lëndën narkotike me një vlerë në treg prej 270 mijë eurosh.
Një ditë pas arrestimit të tyre, Antidroga e Tiranës po vijon hetimet në lidhje me shpërndarjen e kokainës në zonën e ish-Parkut në kryeqytet.
Celularët e dy të arrestuarve, Klajdi Serjani dhe Euxhenjo Manushi po verifikohen nga hetuesit për të zbuluar skemën kriminale, por edhe emrat e tjerë të përfshirë.
Ka dyshime se në këtë grup që funksiononin si shpërdarës dhe furnizues të kokainës së pastër janë të përfshirë disa persona të tjerë.
Ky grup shpërdante kokainë edhe në lokalet e natës në pika të ndryshme të Tiranës.
Drogën e blinin klientë të ndryshëm, por edhe këngëtarë të njohur./vizionplus.tv