Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka reaguar në rrjetet sociale për arrestimin e zyrtarit të lartë policor Gazmir Preçi.

Ministri shkruan se çdo kush nga punonjësit e policisë që do të cënojnë qytetarët do të marrin ndëshkimin e duhur.

Më tej, Hoxha fton qytetarët të denoncojnë rastet e tilla për të pasur një Polici sa më profesioniste.

“Operacioni i AMP-së, në bashkëpunim me SPAK, është mesazh i qartë për ata punonjës policie të cilitdo niveli qofshin, që do të tentojnë të cenojnë besimin e qytetarëve tek Policia, duke u hequr si padronë të qytetarëve dhe bizneseve, dhe jo si shërbëtorë të ligjit, do të marrin ndëshkimin më të ashpër ligjor.

Mbështes dhe inkurajoj AMP-në dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, si dhe nxis dhe garantoj qytetarët dhe bizneset të denoncojnë raste të tilla, sepse vetëm bashkërisht arrijmë të realizojmë objektivin madhor, për të pasur një Polici sa më profesionale dhe me integritet të lartë moral e ligjor”, shkruan ministri Hoxha.

AMP arrestoi dje shefin e antidrogës në Policinë e Durrësit, pas hetimeve të SPAK se ishte pjesë e një skeme shantazhi dhe gjobëvënieje të një pronari të një klubi nate te Ura e Dajlanit. /vizionplus.tv

 

 

Share.
Exit mobile version