Në fund të këtij viti, arka e shtetit është e mbushur me para. Gjatë 10 muajve, të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë për 590 miliardë lekë të mbledhura.
Kjo shifër është 11% më e lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë ose thënë ndryshe, 58 miliardë lekë më shumë.
Por nga ana tjetër, qeveria ka shpenzuar më pak se sa ka arritur të mbledhë.
Statistikat flasin për vetëm 517 miliardë lekë të shpenzuara për nevojat e ekonomisë gjatë dhjetëmujorit ose 72 miliardë lekë më pak se të ardhurat e mbledhura.
Por si do të rishpërndahen këto para? Siç ndodh zakonisht, dhjetori pritet të jetë muaji i akteve normative.
Qeveria ka planifikuar që 100 milionë euro do t’i shpërndajë në formën e bonusit për pensionistët.
Po ashtu, Këshilli i Ministrave pritet të dalë me një vendim për të kthyer 500 milionë lekë te profesionistët e lirë.
Akti i tretë normativ parashikohet të jetë për të rialokuar të ardhurat e tjera në sektorë të tjerë të ekonomisë, ku bujqësia është një fushat që pritet të përfitojë./vizionplus.tv