Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato ka takuar ditën e sotme kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ku ka mbështetur dhe inkurajuar punën e deritanishme të bërë nga SPAK.
Ambasadori ka deklaruar se: “Duke hetuar dhe ngritur akuza për korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar në Shqipëri, SPAK është bërë një lojtar kyç në progresin e Shqipërisë drejt përmbushjes së standardeve të zgjerimit të BE-së”
“Ne japim mbështetjen tonë të plotë për punën e tij dhe kisha kënaqësinë të prisja sot një takim me Kryeprokurorin e Posaçëm dhe donatorët kryesorë për të identifikuar mënyrat për të vazhduar ndihmën ndaj SPAK-ut për të ndërtuar kapacitetet e tij”, shtoi më tej ambasadori Gonzato./vizionplus.tv