Gent Larushku, i cili pasditen e sotme kallëzoi në polici se një person e kishte qëlluar me armë dhe ishte larguar, rezulton se e ka sajuar ngjarjen. Vizion Plus mëson se ngjarja nuk është e vërtetë dhe nuk ka pasur të shtëna.
Larushku denoncoi në polici se rreth orës 16:35, në fshatin Grude e Re, një shtetas ende i paidentifikuar, e kishte qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të bagazhit të automjetit dhe më pas ishte larguar me biçikletë.
“Kam qenë në automjet afër banesës kur një person që nuk arrita ta shoh nga errësira më qëlloi. Kam shpëtuar fatmirësisht ndërsa ai u largua me shpejtësi. Unë nuk kam konflikte me njeri dhe nuk di arsyen”, mësohet të ketë thënë Larkushku para oficerëve të policisë./vizionplus.tv