Mbrëmjen e sotme në Vlorë, në bulevardin “Ismail Qemali”, punonjësi i patrullës së përgjithshme E. B., duke drejtuar automjetin e Policisë, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin F. Sh.

Ky i fundit u transportua në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në lidhje me rastin është njoftuar AMP, dhe në bashkëpunim me grupin hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version