Një makinë ka përplasur një biçikletë me të cilën lëvizte një 10-vjeçar. Aksidenti ka ndodhur në qytetin e Shkodrës dhe për fat të mirë pa pasoja në njerëz.

Sakaq policia ka nisur hetimet në gjendje të lirë për shoferin e makinës, i cili pasi përplasi biccikletën u largua nga vendngjarja.

Njoftimi policisë

Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. S., 46 vjeç, banues në Shkodër, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte një 10-vjeçar dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Share.
Exit mobile version