Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në aksin rrugor Shkodër-Kryebushat. Një automjet ka përplasur një motomjet, me drejtues një 58-vjeçar.

Si pasojë, drejtuesi i motomjetit është lënduar lehtë. Ai ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 22:05, në aksin rrugor Shkodër-Kryebushat, automjeti me drejtues shtetasin E. D., 37 vjeç,  është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin V. K., 58 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version