Një aksident i frikshëm ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Maliq, pranë fshatit Libonik, ku shoferi i një automjet tip Volkswagen ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.
Në mjet ndodheshin dy persona, të cilët kanë pësuar lëndime si pasojë e aksidentit.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur Policia, zjarrfikësja dhe grupi hetimor për të ofruar ndihmën e nevojshme dhe për të hetuar shkaqet e këtij incidenti.
Paraprakisht, dyshohet se humbja e kontrollit të mjetit ka qenë shkaku kryesor i aksidentit.
Gjendja e të lënduarve ende nuk dihet, ndërsa ata janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.
/vizionplus.tv