Një aksident u shënua këtë pasdite në aksin rrugor Pogradec-Lin pranë fshatit Mëmlisht.

Dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën në kryqëzimin që shërben dhe si hyrje dalje për fshatin Mëmlisht, për pasojë janë shënuar dëme të shumta materiale por fatmirësisht pa të plagosur.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet rreth këtij aksidenti, ndërsa krahas dinamikës po kontrollohen drejtuesit edhe për përdorim të alkoolit.

Ky kryqëzim por edhe disa të tjerë përgjatë këtij aksi rrugor shpesh janë burim aksidentesh pasi mjetet shkelin rregullat e qarkullimit për të hyrë dhe dalë nga fshatrat, një gabim i tillë mendohet të ketë shkaktuar edhe aksidentin e sotëm.

Një devijim i gabuar i njërit prej mjeteve dyshohet të jetë shkaku kryesor, megjithatë do të jetë grupi hetimor që do të përcaktojë dinamikën e saktë të tij./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version