Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në aksin Sarandë-Ksamil në vendin e quajtur “Kanali Cukës”.
Nga informacionet paraprake, mësohet se ka ndërruar jetë një person. Gazetarja e Vizion Plus Efrosina Papa bën me dije se deri tani ende nuk është identifikuar viktima.
Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje, ku po heton për zbardhjen e shkaqet e aksidentit./vizionplus.tv