Një aksident i rëndë është regjistruar në Jonufër të Vlorës pasditen e sotme. Vizion Plus mëson se një furgon është përplasur me një automjet tip Golf.

Si pasojë e përplasjes, janë plagosur drejtuesi i Golfit dhe pasagjeri.

Pasagjeri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi është bllokuar brenda mjetit.

Është dashur ndërhyrja  e kalimtarëve dhe policisë për ta nxjerrë nga automjeti.

Rruga ka qenë e bllokuar për disa minuta, ndërsa të dy të plagosurit janë transportuar në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje pritet të mbërrijë grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e aksidentit./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version