Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Bulçar të Gramshit.

Si pasojë e përplasjes së mjetit, 4 persona kanë mbetur të plagosur.

Ata janë transportuar për në spitalin e Gramshit ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Por gjendja e njërit prej të plagosurve është e rëndë dhe pritet të transportohet me helikopter për në Tiranë.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila po kryen veprimet përkatëse./vizionplus.tv

 

Share.
Exit mobile version