Mëngjesin e sotëm në “7pa5”, me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova është folur për 72 orët e para të reality showt më të ri në Shqipëri, që ka kaluar çdo pritshmëri, Ferma VIP.
Sociologia Alkida Myftaraj u shpreh se ky format premton shumë dhe përtej argëtimit do ndikojë edhe në edukimin e fëmijëve për jetën në fshat, që prindërit përpiqen aq shumë t’ja prezantojnë.
“Është një show që na ka bërë të gjithëve ta ndjekim në rrjetet sociale, që na kanë bërë të ndezim TV për t’i ndjekur më gjatë. Një show që premton shumë. Shikojmë marrëdhënien e njeriut me natyrën, si përshtaten me izolimin përmes tokës, ajrit dhe hapsirës që kanë. Jo të gjithë kemi lindur në fshat dhe jo të gjithë e dimë realitetin e zonave rurale.
Do i bëjë fëmijët më kurioz për aspektet jetësore drejt fshatit. Prindërit do ta kenë më të lehtë për t’i bërë të kalojnë kohë në fshat me ta“, u shpreh Alkida.
Gazetari Kostandin Feshti foli për formatin ndryshe.
“Dukej që në fillim që ishte një produksion shumë i madh dhe ndryshe. Kur je pranë natyrës dhe kafshëve domosdoshërisht je më ndryshe. Ka një sipërfaqje të madhe që nuk është tiipologji e izolimit. shtë një lloj jetese që njerëzit e synojnë për të ardhmen e tyre. Kasti është fantastik. Janë interesant, nga tv nga rrjetet sociale. Kanë të gjithë background shumë të bukur.”
Në studio u prezantuan edhe disa nga momentet më pikante të Ferma VIP në këto 72 dhe dhe mes moderatorëve dhe të ftuarëve nuk mungoi humori dhe të qeshurat./vizionplus.tv
View this post on InstagramA post shared by @fermavip.al