Kryebashkiaku i Tiranes dhe vullnetarët e rinj mbollën 52 pemë te Parku i Liqenit Artificial. Erjon Veliaj nënvizoi se e mira vjen gjithmonë me shumë përpjekje.
“Sot jam shumë mirënjohës për vullnetarët tanë. Uroj ta marrin të gjithë seriozisht, të dalin të merren me vrap, me aktivitete sportive. E shikoj që një pjesë e madhe e qytetarëve kanë filluar tashmë me aktivitetet e tyre pas pushimeve, por mbi të gjitha për t’i dhënë Tiranës më shumë oksigjen. Kemi mbjellë sot 52 pemë për 52 javët që do të vijnë sepse duam që çdo javë të karakterizohet nga kjo ndjesi pozitive”, u shpreh Veliaj.
Pas mbjelljes së një milion pemëve, Bashkia e Tiranës do të vijojë me fushatën e saj për shtimin e gjelbërimit edhe këtë vit. Veliaj u shpreh se Tirana nuk ka kohë për të humbur me inate dhe përçarje, ndërkohë që po përgatitet për të marrë Presidencën e Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit, e njohur ndryshe si B40. Kryebashkaiku shtoi se Tirana është e përgatitur të presë edhe më shumë turistë këtë vit./vizionplus.tv