Familjarët e 28 personave të vdekur në tragjedinë e 9 janarit në 2004 në Karaburun kanë kërkuar sërish hetim për këtë ngjarje të rëndë ku gjithashtu kërkojnë dënimin e përgjegjësve.

Familjarët shprehen të revoltuar dhe zhgënjyer nga Spak që u ka kthyer përgjigje negative. Përfaqësuesi ligjor i familjarëve, thotë se ngjarja është krim shtetëror, e njëjtë si 21 janari.

Në 9 janar 2004 për shkak të motit keq dhe dallgëve të mëdha gjetën vdekjen 28 nga 36 persona që ndodheshin në gomonen e cila synonte të arrinte brigjet e Italisë. Viktimat ishin kryesisht nga Shkodra dhe Lezha.

Share.
Exit mobile version