150 vatra zjarri janë shënuar në të gjithë vendin nga data 1 qershor e deri më tani, zjarre që kanë shkaktuar dëme të mëdha në sipërefaqe toke por edhe në banesa. Drejtori i Përgjithshëm i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit shprehet se aktualisht ka disa vatra të rrezikmshe si Lurë, Pukë, Berat etj.

“Nga 1 qershori deri më tani kemi mbi 150 vatra zjarri. Vatra që kemi problematike, pra të mëdhaja, janë në zonën e Beratit, Pukës, Lurës dhe Qukësit në Librazhd. Lura ka dy ose tre ditë që vazhdon, por ajo qëm und të themi është se zjarri është i njëtrajtshëm në barin e thatë dhe kjo bën që të ketë një perimetër dhe një vijë shumë të gjatë. Temperaturat e larta dhe sipërfaqet e mëdha të vatrave të zjarrit bën që të na vështirësojë ndërhyrjen në kohë për ta vënë nën kontroll”, tha Arben Cara.

Deri në këto momente janë shoqëruar afro 10 persona të dyshuar si autor të vendosjes së zjarreve në disa vatra në vend. Burime shprehen se nga 150 zjarret e regjistruara pjesa më e madhe janë te qëllimshme.

“Me ose pa qëllim zjarri është i dënueshëm. Sipas Kodit Penal, neni 206 pika a dhe b, e ka të përcaktuar dënimin nga 3 deri në 5 vjet, 5 deri në 10 vjet dhe 10 deri në 20 vite heqje lirie në bazë të dëmit të shkaktuar jetës pronës dhe gjithçka që na rrethon”, tha Cara.

Jo vetëm strukturat e Zjarrëfikësve dhe forcat e Ministrisë së Brendshme, por në gaditshmëri në luftë kundër flakëve është edhe flota e Forcave Ushtarake në ku disa situata të rrezikshme pritet edhe ndërhyrja nga ajri./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version