Edhe pse kanë kaluar kohë që nga sulmi që i bënë Klea Prengës në mes të një lokali në kryeqytet, Antonela dhe Marinela Berisha mbeten ende në arrati.

Megjithëse është aluduar shumë për vendndodhjen e tyre, mendohet se motrat Berisha janë larguar drejt Dubait.

Pas ngjarjes së rëndë që i ndodhi Klea Prengës motrat janë larguar nga vendi, duke marrë me vete edhe djalin e vogël të Marinelës.

Modelja 24-vjeçare, Klea Prenga ka reaguar shpesh në rrjete sociale pas sulmit brutal që iu bë nga motrat Berisha, që mendohet të ketë ndodhur për shkak të lidhjes sekrete që Prenga kishte me partnerin e Marinelës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, modelja ka treguar se i dashuri i saj nuk ishte i martuar, por vetëm se kishte një fëmijë nga marrëdhënia e tij e mëparshme.

Zbulohet se ku po fshihen motrat Berisha pas rastit të fundit me modelen Klea Prenga / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version