Gani Gërmia ka bëre reagimin e tij të parë pas daljes nga shtëpia e “Big Brother Vip”.

Ai bëri të ditur se largimi i tij ishte i trishtueshëm dhe se ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të ri.

Gani Gërmia u largua me vetdëshirë, pasi mbrëmë produksioni e përballi me një video me sjelljet kontradiktore të tij brenda shtëpisë.

Postimi i plotë:

Me një përshëndetje të ndjeshme, dua t’ju falënderoj për çdo emocion dhe përkushtim që më keni ofruar në rrugëtimin tim në Big Brother.

Largimi im është një moment i trishtueshëm, por kujtimet e krijuara dhe emocionet e ndara janë të pakrahasueshme. Ju premtoj se ky nuk është fundi, por një fillim i ri i këtij rrugëtimi. Faleminderit për çdo fjalë inkurajuese që ka ngrohur zemrën time në momente të vështira dhe për çdo fragment të jetës suaj që kemi ndarë bashkë. Në fund, ju falenderoj për çdo emocion, çdo përkrahje, dhe për secilin kujtim të bukur që kemi ndarë. Ju lutem të vazhdoni të jeni aq të mrekullueshëm sa keni qenë gjatë këtij udhëtimi.

Shihemi së shpejti me projektet e reja. Ju dua

Vjen reagimi i parë i Gani Gërmisë pas daljes nga “Big Brother VIP”: Largimi, ishte moment i trishtueshëm / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version