Këngëtarja Vesa Luma ka reaguar pas publikimit të videove të ikonës së muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Sipas Vesës, artistja shqiptare, që po kalon një periudhë të vështirë në jetën e saj, nuk duhet incizuar nëpër rrugët e New Yorkut, e pastaj publikuar videot pa lejën e saj.
Siç thotë artistja kosovare, me që njerëzit e dashkan aq shumë, nuk duhet postuar në atë gjendje që është.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
“Po, shume e trishtueshme video e Parashqevi Simakut,por me e trishtueshme etja e shume shqiptareve per ta pare ne ate gjendje..zonja e huaj tu e ndjek neper metro e duke i dhene buzekuq -“vetem kete kam te me falesh” thoshte ajo zonja qe pa pike turpi e regjistronte me kamere pa e pyt e pa e marr aprovimin e saj…dhe me vrull gjithe portalet pas saj.
Meqe e dashket aq shume,pse postoni ne gjendje te tille? Ajo mund te jete e varfer,po ju a e ushqyet shpirtin e uritur? Kur do te ngopeni?
Jeta e gjithsecilit nga ne eshte drame ne vete – me uljet e ngritjet tona.. Asnje nga ne nuk e dijme se me cka na perplase jeta pas disa vitesh. Ruajeni shpirtin njerez ju lutem”.
Vesa Luma reagon pas videove të Parashqevi Simakut: Nëse e doni aq shumë, pse e postoni në gjendje të tillë? / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.